Ndonëse një personazh i njohur mund të shpenzojë një duzinë parash për një paraqitje dinjitoze në një tapet të kuq, nëse dikush shfaqet me një fustan ‘bujar’ nga ku mund të dallohen lehtësisht të gjitha asetet e trupit, vëmendja dhe komentet në rrjete sociale e jo vetëm shkojnë pikërisht për këtë fustan.
Harper’s Bazaar ka mbledhur 16 emrat VIP që veshën fustane tejet të tejdukshme këtë vit dhe u bënë objekt bisede.
Duket se ‘nudizmi’ nuk do të dalë ndonjëherë nga moda, ka shitur dhe do të shesë gjithmonë…



















