“Gjejza” është shpallur shpikja teknologjike më e mirë në garën ndërkombëtare të “People’s Choice Awards”, ku morën pjesë vende nga e gjithë bota.
Tre gjimnazistet nga Tirana; Dea Rrozhani, Arla Hoxha dhe Jonada Shukarasi të cilat krijuan aplikacionin që do t’u vijë në ndihmë grave e vajzave të dhunuara, ja dolën të çojnë Shqipërinë dhe shpikjen e tyre në krye të listës, duke u shpallur fituesit e ‘Technovation Challenge’ 2019.
Të apasionuara pas teknologjisë, gjimnazistet menduan t’u japin një shpresë grave të dhunuara në Shqipëri e Kosovë, duke krijuar aplikacionin të cilin e kanë quajtur “Gjejza” (Gjej zë).
“Ky aplikacion është një risi është një hap i guximshëm në disa plane një ndër to sepse përfaqëson një ambicje shumë të madhe për t’i shërbyer një numri shumë të madh grash të cilat për fat të keq kanë rënë pre e dhunës, në çfarëdo forme qoftë ajo. Shumica e këtyre grave janë të kufizuara për të marrë informacion se si apo ku ato mund të kërkojnë ndihmë, e për këtë u vjen në ndihmë aplikacioni “Gjejza” për t’u aksesuar me informacione konfidenciale”.