Vipat tentojnë të ndryshojnë aparencën e tyre në mënyrë që të përshtaten në rolet e tyre nëpër filma dhe kjo në njëfarë mënyre e fsheh pamjen e tyre natyrale prandaj është e pamundur për të imagjinuar se si ata ngjajnë në të vërtetë. Pamja natyrale e vipave me flokët e tyre natyralë do t’ju habisë vërtetë. Më poshtë ju paraqesim disa prej tyre me flokët e tyre natyralë.
Emma Stone
Flokët e kuq janë shumë të bukur por jot ë gjithë mund ta realizojnë- sidomos njerëzit të cilët nuk janë natyralisht flokë kuq. Një përjashtim nga ky rregull e bën aktorja e LA LA LAND Emma Stone. Në fakt ajo nuk është një flokë kuqe natyrale por një bjonde.
Gabrielle Union
Pavarësisht faktit se Gabrielle Union I ka mbajtur flokët gjithnjë të drejta në daljet e saj në public, flokët e saj janë në fakt kaçurrela.
Jennifer Aniston
Jennifer Aniston është një brune natyrale në të vërtetë por pas rolit në serialin ‘Friends’ ajo I mban tashmë bjonde.
Kate Hudson
Flokët natyrale të Hudson janë në fakt të zinj dhe jo bjondë.
Keke Palmer
Kur Keke Palmer hyri në industrinë e argëtimit ndryshuan edhe flokët e saj të cilët nga kaçurrela natyrale u kthyen në të drejtë.
Mandy Moore
Edhe pse flokët e saj prej një decade tashmë janë gështenjë flokët e saj natyralë janë bjondë
Meghan Markle
Pavarësisht se publiku është mësuar ta shohë Dukeshën e Sussex me flokë të gjatë me onde të mëdha flokët e saj natyralë janë kaçurrela të vogla.
Nicole Kidman
Kur Nicole KIdaman u shfaq për herë të parë në public flokët e saj kaçurrela portokalli ishin ato që e rrëmbyen të tërë vëmendjen. Ndërsa aktorja vazhdoi të rritej në karrierrë flokët e saj kaçurrela u “zhdukën” dhe u bënë bjonde e të drejta.
Olivia Wilde
Olivia Wilde është një bjonde natyrale dhe flokët e saj tashmë janë të zinj qëkur ajo I ndryshoi për shkak të një roli dhe që atëherë nuk I ka lënë më bjondë.
Taraji P. Henson
Flokët e saj natyralë janë kaçurrela pavarësisht faktit se ajo I mabn të drejta dhe vendos peruke të ndryshme.
Zendaya
Për vite me rradhë Zendaya I ka mbajtur flokët e shtrira në imazhin e saj public por flokët e saj natyralë janë kaçurela dhe shumë të bukur.
Amy Adams
Është paksa e vështrirë që të mund të realizosh flokë të kuqe dhe të duken si natyrale por Amy Adams e ka arritur këtë. Në fakt flokët e saj natyralë janë bjondë pavarësisht se ajo njihet si një nga flokëkuqet më të kërkuara të Hollivudit.









Historia e make up-it



Martohet nipi i Grace Kelly






Ja fustani “MUST” i kësaj vere!

