KreuFashion

Instagrami vjen me ndryshimin që do t’ju prishë shumë punë VIP-ave!

Duket se ‘luftës’ për të rrëmbyer sa më shumë pëlqime në rrjetin social instagram po i vjen fundi.  Kompania gjigande e rrjeteve sociale ka sjellë së fundmi ndryshimin që me siguri VIP-ave nuk do t’ju pëlqejë aspak.

Që prej ditës së sotme, përditësimi i aplikacionit do të shkaktojë fshehjen e numrit total të pëlqimeve në foto dhe shikimeve në video.


Dipas Drejtoreshës së politikave të Facebook për Australinë dhe Zelandën e Re, Mia Garlick ky ndryshim ka ardhur në mënyrë që njerëzit të kenë mundësi të shprehin veten, pa u ndjerë të gjykuar nga numri i ‘like-ve’ që mere një foto.


Sidoqoftë, ky ndryshim nuk do të ndikojë në profilet e biznesit në Instagram. Pëlqimet, shikimet dhe angazhimi i audiencës do të vijojnë të përmblidhen në segmentin Insights.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF