Karboni aktiv konsiderohet një ndër përbërësit estetikë më të dobishëm, të cilët duke u kombinuar me vajra apo esenca aromatike, mund të kthehen në një dozë shumë të mirë për lëkurën tonë.
Nëse nuk e dini ende se çfarë është karboni, po jua kujtojmë me pak fjalë: a i keni parasysh ato fytyrat e nxira që keni parë shpesh në rrjetet sociale? Janë pikërisht ato karboni aktiv.
Që në kohët e lashta, gratë dhe burrat përdorën thëngjijtë për të theksuar sytë, ndërsa egjiptianët dezinfektonin plagët me karbon aktiv. Karboni aktiv nxirret nga druri i arrës së kokosit, e më pas është kombinuar me përbërës të tjerë, duke u kthyer në një trajtim të përsosur estetik.
Po ju sugjerojmë disa prej tyre, nga maskat tek shampot, pastat e dhëmbëve apo kremrat, produkte që kanë bazë karbonin aktiv. Duke u kombinuar në formë xheli, bashkë me vajra të ndryshëm, ju mund të provoni magjinë e maskave apo skrabeve me karbon, të cilat e ndihmojnë lëkurën, duke e ushqyer atë dhe duke e bërë më të shndritshme.
Po ashtu pastat e dhëmbëve ndihmojnë në zbardhjen e tyre.



















