KreuFashion

Harrojeni açetonin me erë të rëndë; për herë të parë prodhohet kremi që heq manikyrin!

 

Një lajm i mirë vjen rreth bukurisë! Të gjithëve na bezdis ajo era e rëndë e açetonit me të cilin heqim manikyrin, aq më tepër që në përmbajtje açetoni ka elementë kimikë të rrezikshëm.

Për herë të parë më në fund është prodhuar një krem do të t’ju bëjë të mundur të hiqni manikyrin nga thonjtë, sa herë të dëshironi pa ju beëzdisur era, dhe për më tepër nuk ka përmbajtje të dëmshme kimikatesh.

Të mos harrojmë që vajzat e vogla kanë shumë dëshirë të lyejnë thonjtë, dhe përdorimi i açetonit nuk është fort i përshtatshëm për to.

Kremi ‘Remove and Chill’ ka në përmbajtje vaj argani, makamedia dhe susami, që  e bëjnë krejtësisht bimor duke u përdorur lehtësisht edhe nga vajzat e vogla.

Përdorimi është fare i thjeshtë; mjafton të lini një sasi të vogël në thonjtë tuaj dhe vetëm pas disa sekondash, i gjithë manikyri do të jetë zhdukur. Kremi kushton 14.25 paund dhe mund të gjendet lehtësisht në ëebsite të ndryshme online.

Wow, si ka mundësi që u vonua kaq shumë industria e bukurisë për të krijuar një krem të tillë?!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF