KreuFashion

Martohet nipi i Grace Kelly

Louis Ducruet, nipi i Grace Kelly dhe Rainer III, Princi i Monakos, dhe i biri i Princeshës Stéphanie të Monakos, u martua këtë fundjavë me Marie Chevallier. Ceremonia e stërmadhe dy ditore në Monako, tërhoqi vëmendjen mediatike, pasi u organizuan paralelisht 3 dasma. Ceremonia civile e Ducruet dhe Chevallier u zhvillua të premten, ndërsa të shtunën, çifti pati ceremoninë tradicionale në kishën katolike, ndërsa në darkë ceremonia private. Kjo ishte edhe arsyeja që nusja zgjodhi tre fustane, për tre ceremoni të veçanta.

Për ceremoninë civile, ajo kishte veshur një jumpsuit të bardhë e stiluar nga Rosa Clará, e cila ndau imazhet e para në Instagram. Veshja ishte prej mëndafshi me qëndisma dantelle në bel.

Fustani i dytë ishte për martesën në kishë, ndaj ishte diçka shumë më tradicionale.

Nusja i besoi Atelier Boisanger një fustan të gjatë dhe shumë të bukur i cili mori 300 orë për t’u krijuar.

Dhe në fund, fustani i mbrëmjes ishte totalisht prej dantelle e dizajnuar nga Rosa Clará.

Kjo nuk është e para herë që nipërit e Grace Kelly martohen.

Në fillim të muajit, mbesa e saj, Charlotte Casiraghi u martua me producentin Dimitri Rassam, në një mjedis joshës, ku dedkori i ishte besuar Saint Laurent, Chanel dhe Giambattista Valli.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF