Me siguri kjo verë është mbushur me ftesa dasmash, fejesash, festa beqarie, apo edhe ftesa për ‘babyshower’ (festa e mirëseardhjes së bebit). Për çdo rast ku jeni ftuar, edhe kodi i veshje është i ndryshëm…
Le të mbetemi pak tek festa e mirëseardhjes së një bebushi (BabyShower). Nëse mikja juaj do të bëhet së shpejti nënë dhe ju keni në dorë një ftesë të tillë, zgjidhni një fustan të thjeshtë, por sigurohuni që të dukeni bukur me të, pasi fotot krah nënës së ardhshme me barkun e rrumbullakosur do të jenë të shumta.
Por duhet të tregoni shumë kujdes, duke mos e tepruar me impenjimin për t’u dukur sa më bukur, pasi nuk duam të mbesë në hije nëna e ardhshme.
Më poshtë keni disa ide se çfarë fustani mund të veshni në ‘babyshower’ ku ju jeni ftuar.