Pasi mësuam fituesit në ndarjen e çmimeve Emmy, të veshurit më mirë, a ata që nuk mundën të hynin në këtë listë, një detaj që bëri shumë përshtypje në veshjet e yjeve të listës A, ishte një kombinim ngjyrash të cilën e pamë njëherazi tek disa personazhe të njohur.
Ngjyrat rozë dhe e kuqe nuk hyjnë në kombinimet që mund të hasen shpesh në veshje, por kësaj here ne ndarjen e çmimeve Emmy, duket se stilistët ishin në një mendje.
Që nga Mandy Moore, Taraji P. Henson e Susan Kelechi dhe Marisa Tomei të gjitha këto aktore patën një ‘përplasje’ ‘look-u’, nëpërmjet fustaneve ku ishte zgjedhur kombinimi i ngjyrave rozë dhe të kuqe.
Aq shpesh e pamë këtë kombinim mbrëmjen e kaluar, sa nuk është aspak çudi nëse këtë sezon gërshetimi i guximshëm pink me të kuqe, të jetë trendi i ri, që do të përqafohet nga ndjekësit e modës dhe jo vetëm.



















