KreuStil Jetese

“Nuk pranon divorcin”, reagon bashkëshorti i Rudina Dembacajt

Rudina Dembacaj dhe bashkëshorti i saj Aleksandër janë vënë në qendër të mediave rozë ditëve të fundit për shkak të thashethemeve se martesa e tyre po shkon drejt fundit. Po përflitet se aktorja dhe bashkëshorti i saj, prindër të një vajze 2-vjeçare, janë ndarë prej pak kohësh, ndonëse asnjë prej protagonistëve nuk ka reaguar mbi këto thashetheme.

Suplementi “Panorama Plus” shkruantë në fundjavë se ndonëse çifti po shkon drejt divorcit, partneri i Rudinës po lufton për martesën e tyre dhe sipas burimeve të suplementit ai nuk do të heqë dorë nga aktorja.

Lidhur me këtë thashethem ka reaguar vetë protagonisti i lajmit në një postim të bërë në Instagram. Ai publikoi titullin e gazetës në fjalë dhe e shoqëroi lajmin e shkruar me ikona që qeshin, si për të përgënjeshtruar lajmin.

Edhe pak ditë më parë, kur lajmet e ndarjes nisën të qarkullonin në internet, ai për të mohuar zërat postoi një foto të bashkëshortes dhe vajzës teksa të tre bashkë ndodheshin në një kënd lojrash.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF