KreuStil Jetese

La gruan dhe djalin 2 vjeç për princeshën Beatrice?! Brenda prapaskenave të fejesës mbretërore

Princesha Beatrice deklaroi se ishte kaq e lumtur dhe se mezi po pret të martohet pas fejesës së djeshme me të dashurin e saj, manjatin Italian Edoardo Mapelli Mozzi.

Vajza e madhe e Dukës dhe Dukeshës së York-ut, u fejua me Mozzi-n në Itali më herët këtë muaj ndërsa ceremonia martesore sipas pallatit mbretëror do të mbahet vitin e ardhshëm.

Fotot zyrtare të ceremonisë së fejesës së çifitit e shfaqin dyshen teksa shohin njëri-tjetrinn sy, ndërsa fotot janë shkrepur nga e motra e Beatrice, princeshë Eugenia që nuk ka mbajtur dot emocionet dhe gëzimin për këtë moment.

Beatrice kishte veshur për ceremoninë një fustan me lule 700 euro të markës “Zimmerman”, mbante një byzylyk rreth 3.000 mijë euro, Cartier dhe unazë “Shaun Leane”, 3.5 karat me vlerë 100 mijë paundë.

Beatrice dhe Edoardo kanë një romancë disi të pazakontë bashkë dhe lajmi për lidhjen e tyre erdhën komplet surprizë për ish-të fejuarën e tij Dara Huang, njëkohësisht mamaja e djalit 2-vjeçar Christopher Woolf.

Në fakt e gjithë lidhja e princeshës Beatrice dhe manjatit italian 34-vjeçar ka qenë një vorbull diskutimesh.

Kjo mendohet të jetë lidhja e parë që Beatrice ka pasi i dha fund marrëdhënies 10 vjeçare me ish-partnerin e saj David Clarke, ndërsa Mozzi ka pasur një lidhje të gjatë më herët nga e cila ka edhe 1 djalë 2-vjeçar. Mozzi dhe princesha njihen prej vitesh bashkë për shkak të njohjeve familjare, por që mendohet se nisën të dalin bashkë pasi u ritakuan në dasmën e Princeshë Eugenie-s në tetor të 2018-ës.

Fejesa e tyre ka ndodhur shumë më shpejt, krahasuar me të tjera ceremoni mbretërore pasi të sapofejuarit nuk kishin as 1 vit bashkë.

Jo vetëm kaq por Mozzi përflitet se nisi të dalë me 31-vjeçaren ndërkohë që ishte ende në lidhje me Dara Huang, nënën e djalit.

Madje kur lidhja e tyre u zbuluar u përfol se Beatrice ishte shkaktarja që Mozzi i dha fund martesës dhe u nda nga bashkëshortja. Të tjera burime e kanë hedhur poshtë këtë fakt duke thënë se manjati i pasurive të paluajtshme kishte 6 muaj i ndarë nga ish-bashkëshortja, ndërkohë që nisi lidhje me Beatrice.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF