Ish-bashkëshortja e aktorit të njohur Channing Tatum, Jenna Deëan është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Burime të “People” thonë se ajo është shtatzënë me të dashurin e saj të ri Steve Kazee.
Burimet thonë gjithashtu se dyshja është shumë e lumtur që do të zgjerojnë familjen e tyre. Kujtojmë se Dewan ka një vajzë 6-vjeçare të quajtur Everly nga martesa me Tatum, ndërsa për Kazee ky do të jetë fëmija i parë.
Jenna Dewan dhe Channing Tatum janë konsideruar si çifti ideal dhe ndarja e tyre në Prill të vitit të shkuar erdhi e papritur për fansat e tyre. Pas ndarjes ish-bashkëshortja e aktorit nisi romancën me të dashurin e ri me të cilin u pa për herë të parë në publik në tetorin e shkuar, pas disa muajsh bashkë.





Stil Jetese
Parashikimi i Horoskopit, datë 24 shtator 2019









Stil Jetese
Parashikimi i Horoskopit, datë 23 shtator 2019


Stil Jetese
Horoskopi ditor, e diel 22 shtator 2019



