KreuStil Jetese

Përse po tallen njerëzit me fjalimin e Kim dhe Kendall në Emmy Awards??

Kim Kardashian dhe Kendall Jenner kishin marrë me shumë seriozitet ndajen e cmimeve Emmy. Dy motrat ishin caktuar të prezantonin fituesin e Show-ut më të mirë televiziv, dhe deri këtu cdo gjë dukej mirë, por Kim nisi të mbante fjalimin e saj, publiku shpërtheu në të qeshura.

“Familja jonë e di mirë se sa i parezistueshëm mund të bëhet televizioni kur në qendër janë njerëz e vërtetë, të cilët janë vetvetja, pa filtra dhe pa skenare,”- ishte komenti që ngacmoi audiencën.

Dhe Kim-I nuk ishte aspak duke bërë shaka, por “shprehja e vërtetë, pa filtra, pa skenare“ ishte arsyeja e reagimit të fortë, I cili në fakt, nuk mund të ishte ndryshe duke pasur parasysh se cfarë ndodh tek reality show “Keeping Up With the Kardashians”!!!

Aq shumë akuza ka pasur për ngjarje të trilluara aty sa edhe vetë skandali i tradhtisë, mes Jordyn Woods dhe ish partnerit të Khloe, Tristan Thompson u pa nga disa si inskenim I ideuar nga mamaja, Kris Jenner.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF