KreuStil Jetese

Fotografohet me barkun e rrumbullakosur, Rudina Hajdari flet për lajmet e shtatzënisë

Rudina Hajdari është bërë pjesë e mediave këtë herë për jetën e saj personale.

Një foto që ka qarkulluar online ku politikania shfaqet me barkun e rrumbullakosur ka ngritur dyshime se ajo mund të jetë shtatzënë për herë të dytë.

 

E veshur me një fund të ngushtë e një xhaketë xhins sipër, në foton e shkëputur nga momentet e argëtimit mes miqve, Rudina ka ngritur zërat se është në pritje të ëmbël.

Por, e kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, Rudina Hajdari konfirmoi që nuk është shtatzënë duke hedhur poshtë kështu të gjitha thashethemet online.

Kujtojmë se deputetja demokrate është nënë e një vajze nga martesa me bashkëshortin e saj, biznesmenin Muçjo Demiraj.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF