KreuStil Jetese

Albi Nako i beson Albës detyrën e rëndësishme; ja ku do e shohim balerinën

Alba Hoxha nuk do të jetë më një balerinë e thjeshtë e trupës së Albi Nakos. krahas angazhimit si vajza që prezanton motin në Tv Klan, Albës së fundmi i është besuar një tjetër pozicion i rëndësishëm në karrierën e saj si balerinë.

Ka qenë koreografi Albi Nako ai që ka njoftuar se Alba, njëkohësisht e përfolur si e dashura e tij e zemrës, do të jetë pedagoge në 3 disiplina kërcimi pranë akademisë së tij.

 

 

@albahoxha1 tashme pjese e @albinakodanceacademy vjen si pedagoge ne 3 disiplina si – balet modern , street jazz dhe dance konteporan per cdo grup moshe.Cdo investim i duhur kthehet ne kohen me te bukur.Starton ne 1Tetor the best dancer @albahoxha1 ??????

A post shared by Albi Nako Dance (@albi_nako) on

Balerina brune do ta nisë detyrën e re nga 1 Tetori, ndërsa Nako ka publikuar një video në Instagram për të dhënë lajmin shoqëruar me lëvdata për karrierën e Albës, duke e quajtur atë edhe balerina nr.1. “Cdo investim i duhur kthehet ne kohen me te bukur. Thnx the best dancer”, e mbyll lajmërimin koreografi i njohur shqiptar.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF