Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda kanë udhëtuar këto ditë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku kanë takuar edhe presidentin Trump e zonjën e parë Melania.
Në foton zyrtare të takimit mes dy çifteve, vëmendjen e kanë rrëmbyer padyshim zonjat e parë. Linda dhe Melania kanë qëndruar besnike të ngjyrës së zezë, e madje bashkëshortja e kryeministrit shqiptar duket se ka lënë në hije edhe vetë 49-vjeçaren, siç rrallë mund të ndodhë.
Bordo.al ka mësuar se fustani që mban veshur zonja Rama është dizenjuar enkas për të nga stilistja shqiptare Enada At’Nikolla dhe siç shihet i ka dhënë shkëlqim dhe elegancë dukjes së saj. Taka të zeza elegante dhe e kompletuar me varëse dhe vathët 10-tën me yll në këtë foto e merr padyshim bashkëshortja e kryeministrit shqiptar
Nga ana tjetër Melania Trump ka zgjedhur të veshë një jumpsuit të thjeshtë të zi pa mëngë e me pantallon të gjerë.











Parashikimi i Horoskopit, datë 24 shtator 2019








