KreuStil Jetese

PAPARAZZI/ Pas humbjes së bashkëshortit; Luiza Xhuvani fotografohet me vajzën në Tiranë!

Aktorja e mirënjohur Luiza Xhuvani pak javë më parë përjetoi një tjetër disfatë në jetën e saj. Ajo humbi bashkëshortin e saj, regjisorin e famshëm Gjergj Xhuvani i cili ndërroi jetë në 14 Gusht në Romë pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë.

Këtë fundjavë ish-deputetja është fotografuar në krah të së bijës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, teksa është fotografuar nga paparazzi i “Panorama Plus”.

E veshur me të zeza, teksa përpiqet të mbulojë mazhin nën syzet e errëta, aktores së njohur i lexohet qartazi dhimbja e pikëllimi jo vetëm për humbjen e njeriut me të cilin krijoi familjen, por edhe për dramën e djalit të saj të vetëm i cili vuan dënimin në burg për shkak të vrasjes së katërfishtë që tronditi kryeqytetin pak vite më parë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF