“Hell`s Kitchen“ rikthehet sërish, madje me një format të përmirësuar, një lajm mjaft I mirë ky për ndjekësit e emisionit të vecantë, të cilin e bënte edhe më pikant “karakteri“ I sertë I shefit të kuzhinës, Renato Mekolli. Renato zbuloi disa detaje nga edicioni I ri që do të jetë sic tha ai, në formën e një ‘reality show’.
Dy vajza të njohura që kanë marrë pjesë në “Hell’s Kitchen” dhe “MasterChef Albania”, Ani dhe Albana, do ta shoqërojnë këtë radhë Renaton, që befasoi së fundi me deklaratën se do të martohet! Ai publikoi në ‘Instagram’ një foto I veshur si dhëndër, ndërsa pas tij shihet I buzëqeshur Armand Peza i “Geraldina Sposa” me një fustan nusërie. Shefi i kuzhinës tha se do të martohet në “Hell’s Kitchen”, por se cfarë do të ndodhë saktësisht, këtë nuk e dimë.
“Hell’s Kitchen Albania 2… E vendosa, do martohem dhe ku më mirë se në emisionin tim, në Hell’s Kitchen Albania. Nga tetori në Top Channel”, ka shkruar ai.






Parashikimi i Horoskopit, datë 24 shtator 2019









Parashikimi i Horoskopit, datë 23 shtator 2019


Horoskopi ditor, e diel 22 shtator 2019


