Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana kanë mirëpritur dje në jetë fëmijën e tyre të katërt.
Lajmin e gëzuar e ndau me publikun vetë artisti nga Kosova me një foto të 3 fëmijëve të rritur që takojnë për herë të parë motrën e porsalindur.
“Mirëserdhe në jetë Ana”, shkroi Fejzullahu mbi foton e fëmijëve të tij duke treguar kështu edhe portretin e më voglës. Vajza e sapolindur ka ardhur në jetë në një nga spitalet private të Prishtinës.
Ana, është fëmija i katërt i çiftit të njohur pas djalit të quajtur Arti dhe dy vajzave Buna dhe Era.