KreuStil Jetese

I shpëton goja?! Gaz Paja zbulon në emision gjininë e fëmijës

Aktori i “Portokalli”, Gaz Paja pritet që së shpejti të bëhet baba për herë të parë.

Paja, i cili kurorëzoi në martesë historinë e tij të dashurisë me bukuroshen Ira Seferi ka qenë gjithmonë i rezervuar pë jetën e tij private e madje edhe martesën e shtatzëninë e bashkëshortes ia kanë zbuluar vetë mediat.

Por i ftuar në puntatën e parë të emisionit “Soiree” në Top Channel, aktorit duket se i ka shpëtuar goja dhe padashje gjatë bisedës ka zbuluar gjininë e fëmijës që presin. I pyetur nga drejtuesja e emisionit, Jonida Shehu, lidhur me raportin që ai ka me kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj (kujtojmë që aktori është angazhuar së fundmi në politikë) ai tha:

Erion Veliaj përpiqet që të më tregojë se si do të jetë jeta pasi djali të vijë në jetë”, është shprehur Gaz Paja duke treguar në këtë mënyrë gjininë e fëmijës.
“Pra, ju prisni një djalë?”, e ka pyetur më tej Jonida.
“Po ne presim një djalë”, përfundoi aktori i njohur.

Gjatë bisedës me Shehun, ndër të tjera Gaz Paja zbuloi se ai dhe bashkëshortja e kanë shtyrë muajin e mjaltit për një moment të dytë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF