KreuStil Jetese

Dikur i pastrehë në rrugët e New York, artisti shqiptar tregon si arriti suksesin e sotëm

Labinot Gashi, i cili njihet nga të gjithë si GASHI, ishte thjesht një i pastrehë në rrugë disa vite më parë. Jeta e të riut do të merrte një kthesë të fortë pasi u frymëzua kur pa një billboard të mikut të tij, ASAP Rocky ndërsa po shëtiste në Rrugën East Houston në New York City.

“Pashë lart, dhe pashë fytyrën e tij në një billboard, dhe ishte dikush që e njihja para se të bëhej i famshëm, dhe unë mendoj se ishte ai që më motivoi. Unë e përdor si një shembull. Nëse ai mund ta bënte atë, pse nuk mund ta bëja unë?” – tha GASHI në një interviste ekskluzive për HollywoodLife.

Gashi nënshkroi kontratë me Jay Z dhe RCA – shumë vite pasi Jay Z në fakt hodhi në plehra një CD që Gashi i dha gjatë një takimi.

Më 20 shtator, Gashi publikoi albumin e tij të parë, të cilin e kishte filluar ta  punonte kur ishte i pastrehë në rrugët në New York. e sot që flasim, Gashi mban në duar një orë 250,000 dollarëshe!- shkruan Prive.

“Gjërat kanë ndryshuar, dhe unë jetoj një jetë krejtësisht ndryshe. Çdo gjë që kam kërkuar po ndodh ngadalë, por unë jam i përgatitur për të sepse e kam pritur për 10 vjet”, tha GASHI.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF