Pjesa e Delinda Dishës tek “ Klanifornia“ ngjalli reagime të shumta ekritika. Më të prekur ishin shqiptarët e Kosovës, të cilët e panë si një ofendim ndaj atyre që kanë luftuar për çlirimin e vendit të tyre. Për reperin Gold Ag, Delinda i kishte kaluar kufijtë.
Komenteve negative, aktorja u ktheu këtë përgjigje: “Ishte e tmerrshme kur pashë varrin e burrneshës dhe trimëreshës Shote Galica në atë gjendje… Zgjodha nëpërmjet interpretimit të bëj një thirrje për gjithë politikanët të cilët nuk vënë dorë për heronjtë dhe heroinat ndërkohë ngrejnë memoriale për turqit, grekët, etj”, ka shkruar ajo.