Për ata që atleten e kanë pjesë të pandarë të ‘outfit-it’ të tyre, me siguri ky do të jetë lajmi më i mirë që kanë marrë së fundmi.
ACBC, marka prestigjoze e këpucëve me zinxhirë, për herë të parë do të ketë një shtëpi edhe në Tiranë. Ndodhur në një prej zonave më të mira në kryeqytet atletedashësit tani e dinë destinacionin e tyre të ‘shooping-ut’.
Por prisni pak, ju nuk e dini që ACBC ka krijuar atletet më innovative në botë?! Arsyeja pse quhen të tilla është shumë e thjeshtë; asnjëherë më parë krijuesit e stilit nuk kanë krijuar aksesor më të ‘zgjuar’ se atletet e ACBC.
Të ndara në dy pjesë; sholla dhe lëkura të cilat mund të ndahen nga njëra tjetra fare thjeshtë nga një zinxhir. Pra ju mund të blini në dyqan vetëm shollën, e mandej herët e tjera blini vetën pjesën e sipërme të këpucës, të cilën e gjeni në dizajne, ngjyra e modele të ndryshme. Por prakticiteti nuk mbaron me kaq; nëse do t’ju duhet të udhëtoni, atletet ACBC mund t’i merrni me vete në valixhen tuaj njësoj si një këmishë, pa zënë fare vend.
Françeska Tolaj, sipërmarrësja e re nga Tirana e cila e ka dëshmuar më herët nuhatjen për të sjellë në Shqipëri atë që mungon, (të gjithë e dimë suksesin e Obag-ut), organizoi pasditen e së enjtes një ceremoni ‘cool’ për të njohur disa nga emrat më të lakuar të botës së medias e të modës me prurjen më të re të aksesorit të këmbës në Tiranë.
Ëmbëlsira, pije, lojëra e dhurata ishte atmosfera e ngrohtë me anë të së cilës Tolaj njohu të pranishmit me këpucët ACBC.
Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani
Daljana Sejdia dhe Fatma Methasani
Blerje e zgjuar= ACBC






Parashikimi i horoskopit, 11 tetor 2019







Parashikimi i horoskopit, 10 tetor 2019






