KreuStil Jetese

Mbërrin në Shqipëri Institute BCN, e specializuar për mezoterapi!

Portofolit të kompanisë Megapharm tashmë i është shtuar edhe një emër i madh në fushën e mjekësisë estetike. Bëhet fjalë për kompaninë Institute BCN, e specializuar në mezoterapi, themeluar në Barcelonë në vitin 2007. Të cilësuar si ekspertë të mezoterapisë BCN ka dëshmuar qëndrueshmëri dhe progres hap pas hapi, çka e ka bërë të rëndësishme dhe të njohur në këtë fushë, duke u shpërndarë në 61 shtete e në 5 kontinente. Veçantia e kësaj kompanie është se siguron gamën më të gjerë të mezoterapive në treg.

Tre linjat kryesore të BCN janë: BCN Classics (monoingredient), BCN Cocktails (miksim ingridientesh per trajtime specifike) dhe BCN Advanced (kombinim i tre grupeve të ingridientëve aktivë të cilët fuqizojnë veprimin e mezoterapisë).

Për të bërë prezantimin e plotë të Insitute BCN, Megapharm organizoi pak ditë më pare një workshop, ku morën pjesë mjekë dermatolog dhe specialiste të tjerë të mjekësisë estetike. Tajnimi u mbajt nga Dr. Olga Olshanskaya, mjeke dermatologe e specializuar në trajtimet estetike në Kiev.

Dr. Olga Olshanskaya

Gjatë workshopit doktoresha prezantoi linjën BCN dhe risitë që ajo sjell në treg krahasuar me mezoterapitë e tjera në tregun shqiptar. Gjithashtu ajo demonstroi ‘live’ procedura të ndryshme si mezoterapi në pjesën e syve, mezoterapi anti-age për fytyrën, mezoterapi për njollat kafe, trajtim kundër rënies së flokëve, shkrirje e dhjamit të qafës (double chin), trajtim të strijave dhe shenjave të akneve.

Suela Ristollari, Sidita Boriçi

Silvana Mishtaku

Orjana Janushaj – Brunilda Bardhi

Diana Muja, Migena Gega , Joana Thimjo

Brikena Xhixha, Edlira Mullaliu

Brikena Duro, Migena Dervishaj, Denisa Vogli 

Blerina Guri, Florida Canaj, Amarda Gica

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF