Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare aktorja e njohur Diahann Carroll, pasi humbi betejën e gjatë me sëmundjen e rëndë. 84-vjeçarja vuante prej kohësh nga kanceri i gjirit, sëmundje e cila i mori edhe jetën këtë fillim tetori.
Carroll ndërroi jetë të premten në shtëpinë e saj në Los Angeles pranë vajzës Suzanne dhe lajmin e konfirmoi për CNN menaxheri i saj.
“Ajo e kishte luftuar këtë sëmundje për disa kohë dhe nuk donte që bota ta dinte”, tha Panella që kishte menaxhuar karrierën e saj për 20 vjet.
Ajo luajti në shfaqjen televizive të viteve 1960, Julia, shfaqja e parë në SH.B.A. që në qendër vë një grua me ngjyrë.
Ajo ishte gjithashtu gruaja e parë me ngjyrë që fitoi çmimin Tony për aktoren më të mirë në vitin 1962.
Ajo u nominua në çmimin Oscar për aktoren më të mirë në 1975 në rolin e saj si Claudine.