KreuStil Jetese

Spitali Hygeia, Mamografi dhe Eko për parandalimin e Kancerit të Gjirit

Tetori, muaji i ndërgjegjësimit të Kancerit kundër Gjirit ka nisur me një fushatë të gjerë sensibilizimi duke u mbështetur nga Spitali Hygeia me qëllim diagnostikimin e hershëm si dhe parandalimin e këtij problemi shqetësues për të gjitha grate. Nën moton “Kryej Mamografinë, Parandalo Kancerin e Gjirit”, Spitali Hygeia ka përzgjedhur këtë Tetor të ndërgjegjësojë të gjitha gratë shqiptare që të kryejnë ekzaminimin e përvitshëm të gjirit, sepse “Ekzaminimi i hershëm Shpëton jetë”.

Kanceri i Gjirit vazhdon të jetë një plagë për shoqërinë e sotme dhe siç raportojnë edhe Organizatat Ndërkombëtare kjo patologji zë vendin e parë për nga vdekshmëria te gratë dhe të dytin ndër tipet e kancerit që prekin po gratë. Ç’ka e bën më të trishtë këtë panorama është fakti që vihet re një tendëncë në rritje e rasteve të reja ku rezulton se vetëm në vitin 2018 u diagnostikuan rreth 2 milionë raste të reja dhe shkalla e vdekshmërisë vlerësohet të arrijë në 31% të këtyre rasteve.

Prandaj edhe muaji Tetor në të gjithë botën i dedikohet pikërisht ndërgjegjësimit të grave që të kryejnë kontrollin e gjirit, por duke mos u limituar vetëm gjatë këtij muaji, por të tregojnë kujdes në çdo ditë të vitit, sepse diagnostikimi në fazat e hershme të sëmundjes rrit shanset e trajtimit të suksesshëm.

Si çdo Tetor, duke  e kthyer tani në traditë, Spitali Hygeia nëpërmjet Qendrës së Gjirit Hygeia, qendër kjo e dedikuar 24 orë në 24 diagnostikimit dhe trajtmit multidisiplinar të të gjithë patologjive të gjirit, me fokus të veçantë sidomos për Kancerin e gjirit, vë në dispozicion specialistët më të mirë të fushës (mjek Onkologë, Radiologë, Kirurgë, Radioterapeut, Mjekë laboratori), e cila ofrohet deri më 31 Tetor perms një paketë ekzaminimesh ofertë, ku përfshihet eko gjiri 1,500 lekë si dhe Mamografi 1,500 lekë.

Mjekët specialistë në këtë ditë vënë theksin te rëndësia që ka ekzaminimi rutinë, të paktë 1 herë në vit i gjirit, por, po aq e rëndësishme është edhe njohja në kohë simptomave të kësaj patologjie dhe të cilat duhet të na drejtojnë me urgjencë te mjeku. Ndër simptomat janë: ekzistenca e një kokrre apo gjendre në gji apo poshtë krahut, ndryshime në madhësinë apo formën e gjirit, irritim (skuqje, mahisje) e lëkurës e lokalizuar apo e përhapur, tërheqje nga brenda e thithave të gjirit ose rrjedhje lëngu apo gjaku prej tyre, rrudhosje apo gropëzim e lëkurës së gjirit, por edhe gjithçka tjetër që ju duket anormale.

Specialistët e Spitalit Hygeia sugjerojnë disa nga hapat për të minimizuari rrezikun e prekjes nga Kanceri i gjirit, duke theksuar marrjen në mënyrë të rregullt me aktivitet fizik dhe mbajtja e një peshë trupore brenda normave, si dhe nxitjen e grave dhe vajzave që të bëhen nënë përpara moshës 30 vjeç. Po kaq rëndësi, ka edhe ushqyerja me gji e fëmijës për të paktën 12 muaj si dhe ndalimin e konsumit të duhanit.

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF