KreuStil Jetese

Atak në zemër; Muharrem Ahmeti në gjendje të rëndë shëndetësore

Këngëtari i njohur i muzikës tallava, Muharrem Ahmeti është duke kaluar momente të vështira shëndetësore. Thuhet se Ahmeti ka pësuar atak kardiak dhe pikërisht lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe një nër miqtë e tij më të mirë.

Ai shkruan se faza më e vështirë ka kaluar, por ai ndodhet ende në gjendje kritike.

“Përshëndetje të gjithëve shokëve, kolegëve të vëllait tonë, Muharrem Ahmeti është në pamundësi ti përgjigjet çdo njeriut prej jush kam mbi 700 telefonata. Vërtet ka kaluar një gjendje të rëndë shëndëtsore por është gjallë. I lutem të gjithë atyre që postojnë gjëra jo të vërteta ti fshijnë sepse nuk janë të vërteta. Vëllai jonë ka nevojë për lutjet tona që gjendja e tij të bëhet më mirë.Me respekt Kristi”- shkruan Kristian Xhaferaj në profilin e tij në Facebook.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF