KreuStil Jetese

Kemi dasëm? Ja si e sheh veten nuse Armina!!!

Po kërkon të na thotë dicka? Armina Mevlani është në Paris, në sfilatën parizjane të modës, dhe në prezantimin e koleksionit të Viviene Westwood, duket se gjeti dhe fustanin e nusërisë. Bëhet fjalë për një krijim ekstravagant, ashtu sic është edhe vetë Westwood, që parapëlqen gjithmonë t`I anashkalojë rregullat.

Fustani I frymëzuar nga Marie-Antoinette, ka mëngë të fryra prej tyli, një fund të tejdukshëm dhe pjesën e sipërme, e ka korse.

Mjaft interesant, edhe pse nuk duket tamam si një fustan tradicional nuseje. Megjithatë, Arminës duket këtu I mbetën sytë; blogerja postoi në ‘Instastory’, një foto ku shfaqet modelja e famshme Bella Hadid, e veshur me këtë fustan, dhe e shoqëroi me shkrimin: “Si do të dukem unë nuse”.

Është një ide interesante dhe që duket sikur paralajmëron ndonjë plan martese me të fejuarin e saj, Shkëlzenin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF