KreuStil Jetese

Vjen në jetë fëmija i tretë, çifti aktorëve bëhen sërish prindër

Çifti i aktorëve të njohur të Hollywood, Blake Lively dhe Ryan Reynolds janë bërë prindër për herë të tretë.

Lajmi i bukur është mësuar nga burime të “People”, ndërkohë që vetë çifti nuk ka dhënë asnjë njoftim publik deri më tani.

Nga ana tjetër “DailyMail” shkruan se në fakt fëmija ka ardhur në jetë 2 muaj më parë dhe se gjithçka është mbajtur sekrete. Nuk dihet ende gjinia i fëmijës së tretë të Blake dhe Ryan, të cliët janë prindër edhe të dy vajzave James 4 vjeç dhe Inez 2 vjeç.

42-vjeçari dhe bashkëshortja e tij 32-vjeçare u njohën në skenat e xhirimit të filmit “Green Lantern në 2011-ën dhe u martuan 1 vit më vonë.

Blake dha lajmin e shtatzënisë së tretë në maj të këtij viti në premierën e filmit “Pokémon: Detective Pikachu” kur u shfaq me barkun e rrumbullakosur. Aktorët kanë shprehur gjithmonë dëshirën për të pasur një familje të madhe.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF