Angelina Jolie edhe një herë e tregoi se mbetet një prej femrave më të bukura të planetit. Në premierën e “ Maleficent: Mistress Of Evil“ në Japoni, aktorja 44 vjecare shkëlqeu me një fustan ngjyrë argjenti me fije nga Ralph & Russo Couture.
Ylli I hollivudit e kompletoi look-un me një palë vëthë të gjatë të së njejtes ngjyrë, dhe këpucët po ashtu. Angelina zgjodhi një krehje flokësh dhe një make up natyral për këtë event, ku e shoqëronin dy nga fëmijet e saj, Zahara dhe Maddox.
“Maleficent: Mistress Of Evil“ është vazhdim I filmit të shfaqur në 2014-tën dhe sjell një aventurë të re magjike. Angelina ktheht në rolin e personazhit kryesor, Maleficent, ndërsa Elle Fanning interpreton sërish princeshën Aurora. Filmi I 2014-tës mblodhi 758 milionë dollar arketime nga biletat në të gjithë botën, duke u konsideruar kështu mjaft I suksesshëm.