KreuStil Jetese

Ngjyra e vjeshtës të cilën Kate Middleton, Amal Clooney dhe shumë yje të tjera, nuk ndalojnë dot së veshuri!

Kur Kate Middleton dhe Amal Clooney veshin të njëjtën ngjyrë të mrekullueshme, të guximshme në të njëjtën javë, ne nuk mundemi përvecse ta vëmë re!!  Influencuese jo vetëm përmes punës së tyre dhe ndikimit shoqëror, por edhe nga përzgjedhjet e stilit, Kate dhe Amal, janë padyshim dy personazhe të famshme  e mjaft të spikatura.

Ndaj kur këto dy zonja duan të na tregojnë dicka, ne duhet t`I dëgjojmë. Në këtë rast, ato po na thonë se kjo është ngjyra e vjeshtës,  një e gjelbër vibruese smeraldi, që konstraston me ngjyrat e errëta të stinës së ftohtë. Kur Duka dhe Dukesha e Kembrixhit vizituan së fundi Qendrën Aga Khan në Londër, Kate dukej mahnitëse me fustanin e derdhur në këtë lloj të gjelbre nga ARoss Girl x Soler.

Amal ishte po aq e mrekullueshme në një gala të organizuar nga Shoqëria Amerikane e Ndërkombëtare e Drejtësisë, në të cilën ajo mori pjesë me bashkëshortin George Clooney, e ku sigurisht, shkëlqeu!!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF