Dy vëllezërit binjakë Romeo dhe Donald Veshaj u bënë fillimisht të njohur nga show i humorit “Al Pazar”. Por tashmë disa vite pas famës që i dha pogrami, Romeo dhe Donaldi kanë krijuar identitet dhe ka nisur edhe projekte të tjera të vetat.
Vetëm pak ditë më parë, të ftuar në emisionin “E Diell”, aktrët deklaruar se ata nuk do të jetnë më pjesë e “Al Pazar” dhe se janë ndarë miqësisht me drejtuesin e këtij programi, Agron Llakaj.
Për këtë largim ka folur për herë të parë edhe Llakaj i ftuar në emisionin e pasdites në “Vizion Plus”.
“Personalisht jam i lumtur që ata arritën të krijonin një dritare të tyren. Nëse e keni parë, në shfaqjen e parë në stinën e verës, unë isha njeriu që i martova për të thënë simbolikisht që këta dalin në fluturimin e tyre. Por dera është e hapur. Ata ngelen prodhimi ynë dhe shpresoj që të mbartin me vete dashurinë për Al Pazarin.”
Llakaj shtoi se është i habitur nga fakti që binjakët Veshaj i kanë injoruar promot e Al Pazarit. “Nuk e di, më ka bërë përshtypje. Nuk kanë klikuar [të bëjnë like]. Ose e ndiej si boshllëk, nuk e di. Megjithatë i kam dashur dhe i kam mbështetur shumë. Uroj që në punën e tyre të kenë talentin, punën dhe mbi të gjitha mirënjohjen. Mos harrojnë ta kthejnë kokën mbrapa nga vijnë ku kanë ecur dhe ku do shkojnë. Do t’ua kisha thënë dhe atyre, po kanë një muaj që s’më kanë telefonuar,” përfundoi ai”, është shprehur Agroni.