Këtë të premte, e ftuar në emisionin “Pasditja Ime”, “Lart e Poshtë” me Eraldo Rexhon ishte këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Evi Reçi.
Në një bisedë në ambjentet e studios dhe redaksisë së saj, me gazetarin Andi Vrapi, Evi ka treguar disa detaje nga jeta e saj personale apo profesionale.
Ndër të tjera, Evi u ngacmua pak edhe për marrëdhënien e saj me dy motrat, njëkohësisht kushërira të saj, Luana dhe Marina Vjollca.
E pyetur se kë do të zgjidhte mes Luanës dhe Marinës, Evi u përgjigj se e kishte të vështirë të zgjidhte jo vetëm për shkak se janë të dyja shumë të mira por sepse jaën të ndryshme.
“Luana është shumë e shkathët, ka energji shumë të mirë”, ndërsa “Marina përcjell shumë mirësi, ka organizim. Kanë dy stile të ndryshme”, përfundoi Evi pa mundur të zgjedh.