Vesa Luma ka mundur të ndjekë nga afër koncertin e artistes shqiptare Njomza Vitia e njohur nga të gjithë si Not Njomza.
Kjo e fundit ka mbajtur së fundmi një koncert në Zelandën e Re dhe në koncert kaqenë e pranishme edhe Vesa Luma, e cila ka shkrepur edhe një foto me artisten nga Kosova. Vesa ka lartësuar zërin dhe performancën e artistes së re dhe ndërkaq ka dhënë edhe një super lajm për fansat e saj.
“Mezi po pres për këngën tonë…poo pooo ajo do të shkruaj një këngë për mua”, shkruan Vesa e entuziasmuar krah fotos ku dy artistet mbajnë në duar edhe flamurin kuq e zi.
Njomza është e njohur ndërkombëtarisht jo vetëm për këngët e saj por edhe si tekstshkruese. Ajo ka shkruar disa prej këngëve më të suksesshme të Ariana Grande, që është edhe njëra prej mikeshave të saj më të ngushta.







Parashikimi i horoskopit, 7 tetor 2019









Parashikimi i horoskopit, datë 5 tetor 2019



