Ryan Reynolds dhe aktorja Blake Lively u bënë prindër për herë të tretë gati 2 muaj më parë dhe ardhja në jetë e vogëlushes u mbajt sekret.
Ka qenë Reynolds ai që më në fund ka konfirmuar gjithçka duke ndarë me botën edhe foton e parë të vajzës së tyre të tretë. 42-vjeçari dhe bashkëshortja e tij 10 vite më e re në moshë, u shfaqën në një foto duke mbajtur më të voglën e familjes në krah, bashkëngjitur një mesazhi për klimën nha Vancuver, Kanada.
Kështu ylli i kinemasë zbuloi edhe gjinnë e fëmijës së tretë duke treguar kështu se çifti ka mirëpritur në jetë një tjetër vajzë. Ryan dhe Blake janë gjithashtu prindër edhe të dy vajzave James 4 vjeç dhe Inez 2 vjeç.
Dyshja u martua në vitin 2012, 1 vit pasi u takuan në sheshxhirimin e filmit “Green Lantern”.









Dolën sandalet e 2020-tës, dhe qenkan super!!!





Parashikimi i horoskopit, 15 tetor 2019


Si ta veshim të kuqen dhe rozën pa gabuar!!



