KreuStil Jetese

E dashura e Ronaldos shkëlqen e veshur me fustanin e stilistes shqiptare

Georgina Rodriguez, e dashura e futbollistit Cristiano Ronaldos ka zgjedhur që në eventin e mbrëmshëm në Shangai të veshë fustanin e stilistes shqiptare Lia Stublla.

Ka qenë vetë dizenjatorja nga Kosova ajo që ka shpërndarë edhe fotot e 25-vjeçares brune që mban veshur fustanin elegant dhe shumë seksi të Stubllës.

Në fakt edhe vetë Georgina i ka bërë tag stilistes shqiptare në fotot që edhe ajo vetë ka publikuar në llogarinë e Instagramit ku ndiqet nga plot 13.7 milionë njerëz.

Ky nuk është suksesi i vetëm i Lia Stubllës pasi vetëm pak javë më parë një fustan i zi, i krijuar nga Stublla ishte në mesin e veshjeve më të mira në festivalin e filmit në Venecia.


Fustani i stilistes Lia Stublla, i zgjedhur nga Georgina Rodriguez


Stilistja Lia Stublla

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF