KreuStil Jetese

Udhëtoi e vetme pa Patrisin, zbulohet arsyeja që eçoi Tunën në Afrikë

Tuna Sejdi udhëtoi drejt Afrikës pak javë më parë dhe nuk e kishte me vete në këtë udhëtim në Mauritus bashkëshortin e saj Patrisin e as djalin Tianin dhe “Prive” ka zbuluar edhe arsyen.

Tuna ishte në Afrikë me ekipin e saj pasi atje ka xhiruar një videoklip të ri i cili pritet të dalë së shpejti në treg. Mësohet se kënga e re e këngëtares vjen sërish në bashkëpunim me çiftin e artistëve Armend Rexhepagiq e Aida Baraku dhe vjen në vrazhdën e sukseseve të fundit të Tunës

Së fundmi këngëtarja po udhëton drejt Amerikës për t’u bashkuar me bashkëshortin e saj Patrisin dhe në këtë mënyrë iu jep fund të gjitha thashethmeve për një ndarje të mundshme të çiftit.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF