KreuStil Jetese

Dua Lipa shkon me kambale në ditëlindjen e “kunatës“ elegante, Bella Hadid!!!

Që kur është lidhur me vëllain e tyre, Anwar Hadid, Dua Lipa duket është kthyer gati në një “pjesëtare“ të familjes. Gigi e ka treguar që në fillim se ishte “fanse“ e kësaj lidhjeje, por edhe Bella duket mjaft e lumtur në shoqërinë e këngëtares shqiptare, e cila ishte së fundi në ditëlindjen e modeles. Bella mbushi 23 vjec dhe u shfaq e veshur me të zeza, e ndonëse veshja lart ishte më elegante, këpucët I kishte sportive.

Dua shkoi me xhinse dhe kambale, duke u treguar kështu mëse e shpenguar në kremtimin ku dhe të tjerët në fakt, ishin veshur mjaft thjeshtë ( sigurisht, thjeshtë për standartet e pasanikëve eksentrikë)!!!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF