KreuStil Jetese

Brenda mureve të shtëpisë së ministres Manastirliu; Ana tjetër e Ogertës si nënë e dy vajzave

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka qenë e ftuar të Hënën në emisionin “Ftesë në 5” në kuadër të muajit të sensibilizimit të grave në luftën kundër kancerit të gjirit.

Por krahas mesazheve sensibilizuese që transmetoi në intervistën e saj, ministrja si rrallë herë foli edhe jetën e saj familjare, jashtë axhendës dhe angazhimeve të karrierës. Ajo rrëfeu në studio marrëdhënien që ka me dy vajzat e saj dhe foli edhe për Ogertën si amvise dhe brenda mureve të shtëpisë.

Manastirliu pranoi se vet pozicioni dhe përkushtimi ndaj punës bëjnë që të mos e shkëpusë celularin nga dora edhe gjatë kohës që është në shtëpi, e kjo duket se nuk pritet shumë mirë nga vajzat.

“Kam dy vajza që kanë nevojë për mua. Po tregoj një sekret të vogël. Vajza e vogël më tha që do t’i kërkoj Babagjyshit që të të thyhet telefoni. Kuptoj që duhet të isha më shumë prezente. Por kam një familje të mrekullueshme. Mendoj që koha që kaloj me vajzat është një kohë cilësore.”

Në fjalën e saj, Manastiruliu ka folur edhe për aftësitë e saj në gatim, duke treguar edhe pjatën e saj të preferuar.

“Më pëlqen shumë të gatuaj dhe gatuaj shumë mirë….huazoj pjatat italiane, pastat i bëj shumë të mira, gjithashtu dhe pjatat e tjera që kanë të bëjnë me mishin, se në familje e konsumojmë pak mishin dhe pse e kemi reduktuar kohët e fundit…Pula bëhet në shumë mënyra në shtëpinë time”, përfundoi ministrja.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF