Teatri Kombëtar ka bërë një gjetje fantastike në këto ditë epidemie. Drejtuesit e institucionit artistik kanë vendosur që programacioni i caktuar tashmë të spostohet online duke mos munguar në këto ditë të vështira për secilin prej nesh dhe publikut fanatik të operas.
Kështu është krijuar kalendari online, të cilat mund ti ndiqni në komoditet të plotë nga shtëpia juaj.
“Ne nuk mund të ngjitemi në skenë, por mund të sjellim ‘skenën’ pranë jush” nëpërmjet trupës së teatrit dhe rrjeteve tona sociale, kërkojmë të gjendemi afër jush duke sjellë poezi dhe proza të interpretuara nga aktorët tanë, duke sjellë vepra të autorëve më të njohur shqiptarë dhe të huaj; duke sjellë intervista me të aktorët dhe duke u njohur me përvojat e tyre,” vijon postimi. “Të tregojmë se jeta vazhdon, teatri vazhdon dhe ‘shfaqja duhet të vazhdojë.’”- shkruhen në njoftimin e institucionit.
Për të ndjekur pa pagesë të gjitha shfaqjet, mjafton të bëni subscribe faqen e Teatrit Kombëtar t’i ndiqni ne rrjetet sociale facebook dhe Instagram.
Shfaqej e parë “The show must go on” do të ngrejë siparin sonte në orën 19:00.



















