KreuFashion

U akuzua për vjedhje dhe mashtrim, Loredana del në gjyq në qershor!

U akuzua për vjedhje dhe mashtrim, Loredana del në gjyq në

Loredana Zefi ose ndryshe si e njohin të gjithë thjesht  Loredana, u akuazua një vit më parë nga një çift zvicerian sipas të cilëve reperja iu kishte vjedhur 900 mijë  franga së bashku me vëllain e saj.

Gruaja e cila ishte pre e mashtrimit ka treguar për “20 minuten.ch”, se hetimet do të vazhdojnë deri në fund dhe se nuk ka frikë nga reperja.

“Tani nuk kam më frikë. Më në fund është dikush, avokati ynë, që do kujdeset për gjithçka. Hetimi po vazhdon. Kjo na jep shpresë se mund t’i marrim paratë”, u shpreh ajo.

Më tej Petra Z. ka shtuar se Loredana i ka ofruar para çiftit në mënyrë që çështja, të mbyllej me aq ndërkohë këta të fundit nuk kanë pranuar shkruan revista Who.

“Në mbrëmjen e arrestimit, ish-avokati i saj më ofroi 200,000 CHF dhe më pas 350,000 CHF. Por nuk pranova. Loredana më ka borxh të paktën dyfish më shumë. Ne e dimë që është situatë e komplikuar. Por pa një vendim gjykate nuk marrim dot paratë. Ne duhet të vazhdojmë të jetojmë”, deklaroi Petra Z.

“Gjithmonë thonit: Betohem në Zot, për vajzën dhe familjen time se po them të vërtetën. Loredana, të lutem trego të vërtetën tani!”, i është drejtuar ajo publikisht reperes. Loredana i ka mohuar gjithmonë këto akuza, ndaj tani mbetet për të dëgjuar fjalën e fundit nga autoritetet zviceriane.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF