KreuFashion

Çfarë duhet të dini për shpërndarjen e koronavirusit në Shqipëri

Çfarë duhet të dini për shpërndarjen e koronavirusit

Përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 14 raste të reja me koronavirus në vend, duke e çuar në 726 numrin total të personave të prekur nga COVID-19.

Deri më tani në vendin tonë kanë ndërruar jetë 28 persona. Sot ndërroi jetë një 61-vjeçar nga Tirana. Gjatë 24 orëve të fundit, 7 pacientë të tjerë, të gjithë nga Shkodra, i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 410. Aktualisht në vendin tonë 288 janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

NJOFTIMI I MSH
Si çdo ditë, ju bëjmë me dije rezultatet e 24 orëve të fundit sa i takon gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik dhe situatën e deritanishme të përhapjes së COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 264 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19. Vijon hetimi epidemiologjik nga ku rezulton se në Krujë janë zbuluar 9 raste të reja, 4 raste pozitive janë në Tiranë, mes të cilëve një në institucionin e vuajtjes së denimit, dhe 1 rast i ri është në Shkodër. Deri në këto momente janë testuar 7279 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 726 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 7 pacientë të tjerë, të gjithë nga Shkodra, i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 410. Aktualisht në vendin tonë 288 janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.
Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 60-vjeçar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej dy javësh në reanimacion, i cili vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese. Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Krujë, Tiranë, Shkodër. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Bashkia     Të prekur   Të shëruar
Tiranë               293            183
Shkodër           104              55
Krujë                  92               7
Durrës               42               36
Fier                   37                27
Kurbin               31
Korçë                19                18
Elbasan            18                15
Kukës               18                10
Lezhë               14                 14
Has                  14                 12
Kavajë                9                  8
Lushnje              7                  4
Vlorë                  5                  4
Pukë                  5                  4
Mirditë                5                  3
Rrogozhinë        4                  4
Tropojë              4                  4
Berat                  3                  2
Mallakastër        1
Mat                    1

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF