KreuFashion

Irina Shayk; paraqitjet NJË NGJYRËSHE të yllit të pasarelave!

Që Irina Shayk është një fashion-icon, sa i përket pamjes, sigurisht që nuk diçka është e re.

Paraqitjet e yllit të pasarelave në evente të ndryshme, apo edhe në përditshmëri, vjedhin gjithmonë vëmendjen e paparacëve dhe publikut, por së fundmi, ajo që na ka tërhequr vëmendjen është aftësia me të cilën Irona arrin të tregojë veshjet monokromatike (një ngjyrëshe).

Duke u ndalur në një ngjyrë të vetme, pa kurrfarë ‘thyerje’, Shayk ka koleksionuar një seri pamjesh të paharrueshme kohët e fundit, nga e cila është thelbësore të merrni frymëzim nëse dëshironi të provoni atë që duket se është tendenca e re e modës.


Duke analizuar paraqitjet më të fundit të modeles kemi vëne re preferencën e saj për disa ngjyra, si bezhë dhe të zezë, jeshile, të bardhë dhe ngjyra e tullës.

Irina nuk harron të kombinojë saktë edhe aksesorët, të cilët janë me një ngjyrë me atë të rrobave.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF