Karantina për çiftin David dhe Victoria Beckham, me siguri nuk do të jetë aq stresante sa mendohet!
Së fundmi dyshja e famshme kanë bërë një investim 24 milion dollarësh, duke u bërë pronarë të një apartamenti gjigand, që ndodhet në katin e fundit të qiellgërvishtëses “One Thousant Museum” në Miami të Floridas.
Ndërtesa është më e larta në Miami dhe është 215 metra e lartë.
Apartamenti i përzgjedhur nga David dhe Victoria Beckham ka një arredim tejet ekstravagant e luksoz dhe është projektuar nga arkitekti Zaha Hadid.
Banesa e pushimit të familjes së njohur britanike ka 5 dhoma gjumi, një pishinë gjigande si dhe pistën personale të uljes së helikopterit.
Në çdo ambient të apartamentit ofrohet pamja e mrekullueshme e Miamit, nga kati i fundit i qiellgërvishtëses.
Nuk e dimë nëse familja Beckham ka vendosur të karantinohet në këtë banesë, por izolimi nê këto kushte me siguri duhet të jetë i këndshëm!