Nëse ky pohim ju duket i guximshëm, le t`i shohim bashkë. Sondazhi i realizuar nga një prej portaleve turke më në zë, “ Gecce“ tregon se aktori më i pëlqyer në vend është Can Yaman ( me gjyshin nga Prishtina).
Në garë kishte emra të fortë si Enis Arikan apo Burak Ozcivit, por më i votuari rezultoi pikërisht Can. E kjo jo vetëm për performancën në ekran, por padyshim edhe për pamjen e tij.
30 vjecari megjithatë nuk është i vetmi aktor turk me origjinë shqiptare që adhurohet nga femrat në turqi e jashtë saj. Kıvanç Tatlıtuğ e kanë quajtur deri dhe “ Brad Piti“ i Turqisë; me sytë e tij blu dhe flokët bjondë, Kivanc është aq joshës sa e meriton plotësisht këtë “nofkë“Askush nuk e mohon dot se Engin Altan Düzyatan, të cilin e njohim në rolin e Ertugrulit, është një prej figurave më interesante të kinemasë së sotme turke.
Sa simpatik është pastaj Baris Arduc, i lindur në një familje me rrënjë shqiptare?
Po Kaan Urgancıoğlu? Ne themi që e meriton vendin në listë!!