KreuFashion

Recetë: Erblina’s Cheesecake!

Erblina’s Cheesecake

Produktet për bazën;

– 250 gram biskota digestive
– 120 gram biskota me cereal
– 100 gram gjalp
– 1 lugë kanellë

Biskotat i fusim në një qese dhe i shtypim deri sa të bëhen pluhur. I hedhin në një enë në të cilën përziejmë gjalpin e shkrirë paraprakisht dhe kanellën. Në një tepsi të rrumbullakët me anësoren e lëvizshme, të cilën e kemi shtruar me letër kuzhine, vendosim të gjithë masën. Kjo masë duhet të jetë e shpërndarë njëtrajtësisht dhe duhte ngjeshur me anë të një spatule. Tepsia duhet të rrijë në frigorifer për një orë. Mpiksja e saj është e rëndësishme për ëe mos u zbutur nga kremi që do të vendosim.

Produkte per kremin:
-750 gram salcë kosi (unë përdor Perfetto të Gjirofarmes)
-1 kuti qumësht panda
-1 limon e gjysmë

Lëkurën e një limoni e grijmë hollë me rënde. Shtryshim limonët, salcën e kosit e përziejmë me qumështin panda dhe i hedhim lëkurën dhe lëngun e limonit. E përziejmë deri sa të përfitohet një masë kremoze. Mund të përdorim dhe mikser. E provojmë nëse do duam të jetë më e athët dhe i shtojmë sërish lëng limoni. Masën kremoze e shtrojmë sipër biskotave dhe e shpërndajmë njëtrajtësisht. E vendosim sërish në frigorifer për t’u mpiksur. Është mirë që të qëndrojë një natë në frigorifer që mpiksja të jetë solide.

Produkte per dressing

Boronica dhe manaferra (të freskëta ose të ngrira)
Boronizat i përziejmë me dy lugë gjelle mjaltë dhe gjethe mente. I përziejmë në mikser për të përftuar një masë të lëngshme.

Pasi e nxjerrim tepsinë nga frigoriferi hapim anësoren e saj dhe e presim me kujdes në formën e dëshiruar. E zbukurojmë nga sipër me shurupim e boronicave dhe manaferrat.

P.S – TIPS
1.Dressing mund të bëhet me çfarë shije të dëshironi. Mund të përdorni reçel, fruta të tjera të thata ose të fresketa sipas dëshirës.
2. Per nje shije tjeter te kremit mund te perdorni dhe luleshtrydhet duke i grire ne mikser. Mund te perdoret cdo lloj fruti sipas deshires. Une ne vere do e provoj me pjeper ?
3. Bazes se biskotave mund t’i shtoni fruta te thata te prera imet.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF