Nga Ilda Lumani
Vite më parë kur një miku im anglez, që nuk i dilte asnjëherë koha për të bërë gjërat e veta, më tregoi shprehjen e vendit te tij “sikur dita të kishte 25 orë”. Në atë kohë m’u duk e tepërt dhe e pakuptimtë gati, – të mos të te mjaftojnë 24 orët e dite-natës?!
Por, vitet e fundit kur nuk arrij të bëj të gjitha ato gjëra që do të doja të bëja e kujtoj jo pak herë thënien “sikur dita të kishte 25 orë”!
Dhe tani që prej së martës së shkuar (prej 9 ditësh!) dita ime, besoj dhe e juaja ka 25 orë! Përtej motivit më të rëndësishëm, mbrojtjes së jetes, në këto ditë kemi pasur mundësi të vlerësojmë dhe disa gjëra që i kemi prezent, por për të cilat asnjëherë nuk kemi kohë…!
Familja
“Po që na kishte marrë malli të rrinin të katërt bashkë”, – më shkruante dy ditë më parë në ëhatsapp kushurira ime, që sikurse të gjithë ne po kalojmë për herë të parë një kohë ekskluzive, dedikuar 100 për qind familjes, 100 përqind njëri-tjetrit!
Gatimi
Teksa flisja me miken time të ngushtë dje në mbrëmje, më tha se po bënte për herë të parë në jetën e saj po bënte një bukë misri. Recetën e kishte gjetur në internet dhe rezultati mandej kishte qenë optimist! Të gjithë ne që kuzhinën e kemi pasion, kemi provuar receta dhe gatime, të cilat në ditë të zakonshme as na kishin shkuar në mend se do të mund t’i bënim! Në fakt shprehja “dashuria vjen nga stomaku” ka gjetur kohën më të mirë për t’u testuar!
Fotografitë
Sistemimi i fotove është një sfidë, që ka disa vjet që është në listën e gjërave që duhet të bënim dhe deri më “sot” nuk ju kishte ardhur rradha. Postimet me fotot në instagram të shumë njerëzve nga fëmijëria e adoleshnca i kanë dhënë përgjigje këtij obligimi në pritje disa vjeçare!
Rileximi i librave
Por, gjëja që unë më shumë dua dhe për të cilën nuk kam asnjëherë kohë është rileximi i librave, që kanë lënë një shenjë në kujtesën apo jetën tonë dhe që në rutinën e përditshme është e pamundur ta realizojmë!
Por, më në fund unë po ja dal ta realizoj këtë dëshirë të mangët dhe të mbetur peng ndër vite.
Pas 20 viteve rilexova “Dreri i Trotuareve”, i Diana Çulit! Njesoj i bukur! Njesoj i dhimbshem!
Pas tij mora “Pallati i ëndrrëve” i Kadare, thuajse dhe ky i lexuar 2 dekada më parë dhe si “ëmbëlsirë” kam lënë veprën e Dino Buzzatit. Shkrimtari, që më ka frymëzuar dhe orientuar në jetën time.
Rileximi është luks, ndaj shfrytëzoje këtë rast. Uroj që në fund të këtij udhëtimi letrar të jem gati për të hapur derën, për të dalë pa maska e doreza… të jem gati për të jetuar jetën me vëmendjen më të madhe, për të shijuar gjithçka që kemi neglizhuar deri më tani!
Filmi
Dhe nëse ditët e vetëizolimit do të zgjasin më shumë se kaq, kemi plot filma, që mezi presin t’i rishijojmë! E rëndësishme është të mos dorëzohemi!
#rrinështëpi