Modelet e flokëve që u panë në sfilatën e Chanel janë gjithmonë të lakmuara, njësoj si veshjet. Kjo u vërtetua edhe njëherë në prezantimin e koleksionit të ri të Vjeshtë/Dimër 2020, që u prezantua gjatë Javës së Modës në Paris.
Aty u shënua rikthimi i flokëve të kapura gjysmë bisht, një stil shumë i preferuar nga vajzat në kohën e gjimnazit. Ky model i viteve ’90 pritet që të jetë modeli më IN i ktij viti, ndërkohë që ne kemi parë se kajo kapje flokësh është shumë e preferuar edhe nga juristja Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.