KreuFashion

Për të mos u humbur! “Napoloni” dhe “Laje porsi rosa” në versionin më epik ndonjëherë

Një natë krejt e pazakontë ishte kjo e mërkurë në Soiree me Jonida Shehun në Top Channel.

Këngëtarët që ishin mbledhur u vendosën përballë sfidave, të cilët ata duhet të dilnin jashtë zhanrit të tyre të muzikës dhe të këndonin këngët e njëri-tjetrit.

 

 

Këngët popullore shqiptare i kthen në versionin italisht, Klodian Arapi ka treguar në Soirée qëllimin se pse e bën këtë gjë @arapi_klodian @jonida.shehu @topchannelalbania

A post shared by Soirée (@soiree_topchannel) on

Një ndër të ftuarit më interesatë ishte Klodian Arapi, i cili prej vitesh jeton në Itali dhe për të ruajtur kulturën e muzikës shqiptare shndërron muzikën popullore në versionin italisht. Videot e tij në YouTube janë bërë shumë virale, por edhe në Soiree krijoi atmoferë.

Klodiani ktheu në gjuhën italiane këngët e njohura popullore siç janë “Napoloni” dhe “Laje porsi rosa”.

Me këte version pati shumë reagime, sidomos nga këngëtarët e tjerë që ishin aty.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF