KreuFashion

Kim Kardashian ndryshoi ngjyrën e flokëve dhe të gjithë mendojnë se ky është super trendi i momentit!

Kim Kardashian sapo na tregoi ngjyrën e re të flokëve, duke rrëmbyer edhe një herë maksimalisht vëmendjen, gjë të cilën di ta bëjë shumë mirë. Ylli I reality show-t ka hequr ( sërish) dorë nga flokët  e errët për t`u kthyer në bjonde, por me një nuancë të ëmbël që anon nga mjalti.

Shumë shpejt, ky u interpretua si një look që i jep pamje më rinore fytyrës së saj, së bashku me ondet e mëdha dhe hedhjen e flokëve në njërën anë.

Kim “iu dorëzua“` stilistit César DeLeön Ramirêz dhe magjisë së tij. Tani, ajo dhe më parë ka luajtur me ngjyrat duke vendosur paruke, por këtë radhë duket si e vërtetë.

? pic.twitter.com/0nTrREDqTp

— Kim Kardashian West (@KimKardashian) February 11, 2020

Aq më tepër që sipas Keeping With the Kardashians, Kim ka rrëfyer se motrat e saj Khloe dhe Kylie kishin dashur që ta provonin bjonden me nuancë mjalti, por ajo vendosi “të hidhej“ e para. “ Ia kalova“, ka shkruar  në Instagram. Të shohim c`do të bëjnë të motrat tani!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF